Shehi: Më 25 prill, Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores

 Shehi: Më 25 prill, Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi u ndal këtë të enjte në Kavajë, ku zhvilloi një takim elektoral.

Me qytetarët e mbledhur, Shehi diskutoi kryesisht për ekonominë dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Ai u shpreh i bindur se më 25 prill, Kavaja do të votojë për opozitën.

“Me qytetarët e Kavajës, të cilët nuk kanë nevojë për leksione demokracie! Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend. Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemorragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën. Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm. Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy