
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.
Përmes një shkrese, LSI ka bërë thirrje që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull.
Kujtojmë se në këto zgjedhje, në qarkun e Gjirokastrës për LSI kandidonte Vangjel Tavo, i cili nuk arriti që të merrte mandatin e tij.
Partia Socialiste në zgjedhjet e mbajtura në 25 prill arriti të merrte 3 mandate, ndërsa Partia Demokratike 1 mandat.




