32 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA

32 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA

Drejtoria e Arkivave solli sot në vëmendje 15 marsin e vitit 1991, datë kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA.  

Pas një shkëputjeje 52-vjeçare prej perëndimit, Shqipëria nënshkroi në Uashington memorandumin e mirëkuptimit, që parashihte çeljen e ambasadës shqiptare përtej atlantikut.

Për këtë arsye, në organikën e ministrisë së punëve të jashtme shtoheshin 5 punonjës, një ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, dy diplomatë dhe dy punonjës teknikë (shifranti dhe shoferi).

Shpenzimet e nevojshme prej 270 mijë dollarësh për hapjen dhe funksionimin e ambasadës dhe për pajisjen e saj me autovetura dhe me orendi të ndryshme, duheshin përballuar brenda planit të miratuar për vitin 1991 (lexo dokumentin).

Ndërsa, ambasada e SHBA-së në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill të ngarkuar me punë “ad interim”.

Hill u pasua nga ambasadori Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij qeverisë shqiptare më 21 dhjetor 1991.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy