Elezi: Salianji, i certifikuar për falsifikator, nuk ka kod moral dhe nuk mund të drejtojë lëvizje (VIDEO)

Elezi: Salianji, i certifikuar për falsifikator, nuk ka kod moral dhe nuk mund të drejtojë lëvizje (VIDEO)

Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në “MCN Live”, komentoi situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke theksuar se veprimet e tij nuk përbëjnë një lëvizje të duhur për PD-në sot.

Elezi e cilësoi Salianjin si një person “të certifikuar për falsifikator” që nuk ka një kod moral dhe nuk mund të drejtojë një lëvizje politike.

E para, nuk është lëvizje, sepse një lëvizje kërkon pikëpamje dhe synime të qarta, të deklaruara.

 Këta që lënë synimet e hapura, të tillët si ‘Ramizistët e rinj’, gjithmonë mendojnë se do zëvendësojnë shokun Enver, por kjo nuk funksionon në demokraci. 

Në demokraci duhet të përballesh, të kesh kod moral dhe qëndrime të qarta. Këta nuk i kanë asnjë nga këto. 

Ai shtoi se Salianji, me një karrierë të pasigurt dhe pa shtyllë kurrizore, nuk mund të krijojë një lëvizje politike serioze:
Salianji është certifikuar për falsifikator. 

Të jesh një person i paqëndrueshëm, pa kod moral dhe të pretendosh të krijosh një lëvizje, kjo është për t’u shqetësuar. 

Janë njerëz që nuk qëndrojnë as para vendimeve të mëdha. 

Të njëjtët njerëz që dolën më 8 janar me Sali Berishën janë të paqëndrueshëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy