Vasili: Demokracia në Shqipëri është hibride, të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme këtu (VIDEO)

Vasili: Demokracia në Shqipëri është hibride, të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme këtu (VIDEO)

Laert Vasili nga FRPD i ftuar në MCN Informacion ka komentuar se ku ndodhet sot Shqipëria dhe rinia duke u shprehur se demokracia këtu është shumë hibride dhe se premtimet përsa i përket rinisë dhe arsimit nuk janë mbajtur.

Ai tha se Të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme këtu përveçse të marrin diplomën dhe të largohen sa më parë.

E vërteta është se studentët 34 vite më parë mbushën sheshet e Tiranës dhe kërkuan liri- demokraci, por pas 34 vitesh ne diskutojmë akoma nëse ja arritëm, por sot demokracia në Shqipëri është goxha e goditur madje mund ta quajmë hibrite.

Sot kemi një treg të mbështetur nga monopolet dhe oligopolet, kemi lirinë e fjalës ku një deputet i opozitës u arrestua pse shprehu diçka, ne sot shohim se në Shqipëri sa do që ka pasur tentativa për drejtësi të pavarur ajo që kemi është një drejtësi me regji.

Për mua aspekti më i rëndësishëm i një demokracie funksionale janë zgjedhjet e lira të cilat na mungojnë. Kemi cenimin e votës, që nga shit-blerja e votës, kërcënimi dhe maxhoranca këto 12 vite vetëm e ka varfëruar këtë vend, pra këto janë gjërat tona kryesore të cilat ne si forum kërkuam qeverinë teknike për ti dhënë frymë popullit dhe vendit për zgjedhje të lira në maj.

Të rinjtë kanë qenë gjithmonë pararendës dhe kam bindjes se PS duke parë dështimin e saj kishte si strategji largimin e të rinjve. Shumë premtime nuk janë mbajtur nga partia në pushtet për rininë dhe arsimin. Të rinjtë nuk shohin asnjë të ardhme këtu përveçse të marrin diplomën dhe të largohen sa më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy