Begaj viziton familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës: Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu pa kontributin e Rugovës

Begaj viziton familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës: Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu pa kontributin e Rugovës

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Kosovë zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  

Ai u prit nga familjarët e Presidentit Rugova, bashkëshortja Fanë, e bija, Teuta, dhe nga i biri, Ukë Rugova, me të cilët zhvilloi një bisedë vëllazërore për familjet, zhvillimet në Prishtinë e Tiranë, si dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Presidenti Begaj kujtoi figurën emblematike të Dr. Rugovës dhe u shpreh se mësimet e tij, urtësia, mençuria dhe vizioni i burrit të rezistencës humane duhet të nderohen dhe ndiqen nga shqiptarët në çdo kohë.

"Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova është dhe do të mbetet President", - u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Dr. Rugovën si lider vizionar, udhërrëfyes dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët.

Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kahmotshme e krejt shqiptarëve u realizua. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy