Shtyrja e Vettingut, Blushi: Më shumë kohë për pazare!

Shtyrja e Vettingut, Blushi: Më shumë kohë për pazare!

Për deputetin dhe njëherësh kreun e LIBRA-s Ben Blushi shtyrja e procesit të Vettingut në seancën plenare për Reformën në Drejtësi do të thotë më shumë kohë për pazare.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti Blushi shkruan se mënyra dhe lehtësia me të cilën po sabotohet Reforma në Drejtësi është një peshë që do e shkatërrojë këtë klasë politike. 

“Votova kundër trukimit te procesit te vetingut ne Kuvend. Shtyrja do të thote më shumë kohë për pazare dhe përcaktim politik të kandidateve që do bëjnë kontrollin e gjyqtarëve. Lehtësia me të cilën po sabotohet Reforma në Drejtësi është një peshë që do e shkatërrojë këtë klasë politike." shkruan Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy