Ligji i ri zgjeron kompetencat e SHISH, akses në bazat shtetërore të të dhënave

Ligji i ri zgjeron kompetencat e SHISH, akses në bazat shtetërore të të dhënave

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) do të ketë kompetenca më të gjera dhe akses më të madh në bazat shtetërore të të dhënave, pas miratimit të ndryshimeve në ligjin nr. 64/2026. Ligji, i miratuar nga Kuvendi më 2 korrik dhe i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

 

Ndryshimet zgjerojnë ndjeshëm fushën e veprimit të SHISH-it për mbledhjen e informacionit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Krahas kërcënimeve tradicionale ndaj sigurisë kombëtare, shërbimi do të ketë në fokus edhe kërcënimet kibernetike, hibride dhe ato ekonomike, si dhe rreziqet që prekin infrastrukturën kritike dhe të rëndësishme të vendit.

 

Ligji parashikon gjithashtu që SHISH të mbledhë informacion mbi veprimtarinë e shërbimeve të huaja të inteligjencës, si dhe mbi kërcënimet që cenojnë pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues. Në mënyrë të posaçme përfshihen terrorizmi, ekstremizmi, prodhimi dhe përhapja e armëve të dëmtimit në masë, si edhe krimet kundër mjedisit dhe zhvillimet që mund të ndikojnë në stabilitetin e brendshëm ose rajonal.

 

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me aksesin në informacion. SHISH fiton të drejtën të hyjë në bazat shtetërore të të dhënave, në masën që kjo lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij ligjore. Procedurat dhe mënyra e aksesit do të përcaktohen përmes marrëveshjeve ndërinstitucionale, çka do t'i mundësojë shërbimit të përdorë drejtpërdrejt të dhënat e administruara nga institucione të tjera shtetërore.

 

Ligji nuk specifikon se cilat databaza do të jenë objekt i këtij aksesi, duke ia lënë këtë çështje akteve dhe marrëveshjeve që do të hartohen në vijim. Këshilli i Ministrave dhe drejtori i SHISH-it do të duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ndryshimeve brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy