
Seanca e sotme po shoqërohet me debate të ashpra mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Ka qenë një deklaratë e ish-kryeministrit, e cila ka ndezur debatin që degjeneroi në fyerje personale.
Berisha tha se bashkëshortja e Ramës është aksionere në një bankë në vend.
Në kundërpërgjigje, Rama u shpreh se gruas dhe familjes së tij, Berisha u ha ato që nuk thuhen. Në replikën pasardhëse, Berisha e quajti kryeministrin “fundërrinë që u merr shokëve gruan”.
Rama
Sali, Abi Bank është një bankë që monitorohet drejpërdrejt nga enti rregullator i bankave amerikane. Nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, mua nuk do të më lejonin të kapërceja oeqeanin. Tani kam një pyetje për ty: Ti e kapërcen dot oqeanin? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, e sigurt që nuk do ta kapërceja dot oqeanin, jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesën e kësaj të fundit. Ju të tjerët jeni të mirëkuptuar, ju hani përshesh. Keni lugën e Saliut, Lulin.
Ti je njeri që je marrë me gratë, vajzat e kalamajtë. Ti je njeri që nuk ke kanin, nuk ke ligj kushtetutë as moral. Ti gruas time dhe familjes time i ha atë që s’thuhet.
Berisha
Ti je një copë fundërrinë që u merr shokëve gratë. Ti je një i pafytyrë që i merr gruan shokut. Ti je njeri që nuk njeh normë morale. Ti je njeriu që nuk njeh djalin tënd, që ke akuzuar babanë për incest. Abi Bank, në kundërshtim me ligjet e Shqipërisë, është e vetmja bankë offshore. Zonja Basha ishte në bordin e saj, po ta hoqën për leckash. Dëgjo Zërin e Amerikës. Ai thotë se karrigia jote qëndron mbi krimin.
Rama
Vetëm ilustrove atë që të thashë: nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër ose të ri të rregullimit të bashkëjetesës së shqiptarëve. Në vitin 2000, ti së bashku me disa rreth teje, ke fabrikuar një document fals sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që e ke bërë këtë, ke shkaktuar dhimbje dhe lot. Ti thua vizat e mallit. Unë nuk kam lidhje me to, po shiko vizën e kuqe që të ndan nga oqeani.
Berisha
Kthehemi te debati i tij me Besnik Mustafën. Ti i the: nuk vjedh, nuk vras dhe nuk marr gruan e shokut. Ia ke thënë apo jo? Ilir Meta të ka detyruar të njohësh djalin se përndryshe nuk do të të votonte për kryetar bashkie. Ti kujton se unë nuk do të t’i përmendja këto?
* * *
Seanca nis me bllokimin e foltores
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate.
Ndërsa ministrja e re e Financave, Anila Denaj, mori fjalën, deputetë të opozitës iu afruan foltores duke mos e lejuar të flasë. Ata duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në seancë.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte i pari që u nis drejt foltores, i ndjekur nga deputetë të tjerë të opozitës.
Pavarësisht se kryeparlamentari Ruçi u tërhoqi vëmendjen, deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren.



