Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë në rubrikën “Sy më Sy” se vota në zgjedhjet e 11 majit, është një votë gjeopolitike për të hyrë në BE.
Rama vuri në dukje se Shqipërinë në BE e fut vetëm PS, dhe “jo bufi i kënetës”, apo partitë e reja, që i quajti “shitësa të qilimave fluturues”.
"Në 11 maj është një votë gjeopolitike për të hyrë në BE. A do të hysh në BE o Musa apo s’do? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tate para pasqyrës? Që të vijë zor nesër të thuash që s’votova për të hyrë në BE. Shqipërinë në BE e fut ky që sheh këtu me PS-në, s’e fut bufi kënetës. Nuk e fusin kua kua kua-të e tjerë, nuk e fusin shitësat e tjerë të qilimave fluturues që dalin dhe bërtasin si kopje të vogla të bufit, edhe thonë jemi parti të reja. S’kanë lidhje fare ata me këtë punë. Tani që flasim ne, janë 1 mijë vet çuna e goca që punojnë për negociatat".



