
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shprehet se ishte një takim i frytshëm për çështje me interes për të bashkuar popujt.
Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë.
Nga ana e tij edhe kryediplomati i jashtëm grek, Nikos Dendias ka informuar mbi takimin me kryeministrin Edi Rama, ku shprehet se diskutoi për integrimin në BE dhe zhvillimet rajonale.
Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale.



