Vettingu, Gjermania apel politikës: Reforma në drejtësi, vendimmarrje për procesin e integrimit

Vettingu, Gjermania apel politikës: Reforma në drejtësi, vendimmarrje për procesin e integrimit

Pas Bashkimit Evropian, edhe Gjermania i ka bërë apel politikës që të votojë në parlament zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori gjerman Peter Zingraf thotë se procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas Zingraf, si qeveria ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi.

"Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.", shkruan Zingraf.

Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesja e zyrës për Ballkanin Perëndimor në ministrinë e jashtme gjermane, Sussane Schutz, e cila tha se vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve duhet të përfundojë sa më parë.

Opozita nuk ka dalë ende me një qëndrim sa i përket kësaj nisme, ku për ta miratuar në parlament do duhen votat e të paktën 94 ligjvënësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy