Tryezë rajonale për sfidat kundër terrorizmit/ Lleshaj: Prioritet, kthimi i luftëtarëve dhe familjeve të tyre (VIDEO)

Tryezë rajonale për sfidat kundër terrorizmit/ Lleshaj: Prioritet, kthimi i luftëtarëve dhe familjeve të tyre (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë në një tryezë rajonale ekspertësh ku u diskutua për sfidat që paraqet terrorizmi si fenomen dhe kthimi i luftëtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në vendet e origjinës.

Tema kryesore që u trajtua në këtë forum ishte “Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për procedim, rehabilitim dhe ri-integrim lidhur me rikthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

Lleshaj u shpreh se Shqipëria ka qenë aktiv në përpjekjet rajonale dhe globale për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet terroriste. Ai nënvizoi aktet ligjore të miratuara dhe strukturat e posaçme që ka ngritur vendi, për t’i bërë ballë këtij fenomeni.

 “Terrorizmi nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i paprekshëm prej propagandës dhe akteve terroriste. Pavarësisht disfatës ushtarake dhe humbjes territoriale të ISIS, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten një shqetësim madhor për sigurinë tonë. Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje. Shqipëria ka qenë vazhdimisht pjesë e përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve terroriste. Ne kemi miratuar ligje të reja në përputhje me rezolutat e njohura të Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilat adresojnë rrezikun e luftëtarëve të huaj terroristë dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka rezultate të mira në hetimin dhe procedimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Shqipëria ka përmirësuar kuadrin ligjor, ka forcuar kapacitetet e agjencive ligjzbatuese për të hetuar dhe proceduar terroristët, nëpërmjet krijimit të Njësisë Anti-Terror në Policinë e Shtetit”.

Ndër të tjera ai ka nënvizuar se riatdhesimi i luftëtarëve dhe i familjarëve te tyre në vendet e  origjinës mbetet një sfidë që duhet tejkaluar.

” Kthimi dhe zhvendosja e luftëtarëve të huaj terroristë dhe personave familjarë të tyre, në vendet e tyre të origjinës apo kombësisë, ose në vende të treta, paraqet një sfidë të vazhdueshme dhe në rritje.”

Në rradhët e ISIS kanë marrë pjesë edhe shumë shqiptarë. Disa prej tyre kanë humbur jetën e disa të tjerë, bashkë me familjet e tyre, ndodhen ende në Lindjen e Mesme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy