Zhvillimet politike në vend, Curri: Ka filluar “lufta” e të gjithëve kundër të gjithëve

Zhvillimet politike në vend, Curri: Ka filluar “lufta” e të gjithëve kundër të gjithëve

Zhvillimet politike të ditës së sotme analisti Arjan Curri i ka cilësuar si nisjen e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Curri tha se Basha filloi luftën që të shpëtojë e të mbrojë kokën e vet, ndërkohë që të tjerët e kanë nisur këtë luftë pas largimit nga PD. Kjo sipas Currit e ka çuar PD në në gjendjen natyrore, ku në PD të gjithë flasin pasi ikin.

“Tani ka filluar lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Basha filloi luftën që të shpëtojë e të mbrojë kokën e vet. Këta që janë këtu dhe që janë larguar po fillojnë luftën pas largimit. Ka ardhur PD në gjendjen natyrore dhe në PD të gjithë flasin pasi ikin. Dhe ky është një mallkim. Saliun nuk e vranë përfundimisht dhe prandaj filloi lufta në orën 18:00. “Mashkulli bëhet burrë kur iv des babai”, thotë Frojdi, më vonë Jungu tha që nuk është e nevojshme ta vrasim biologjikisht, por shpirtërisht. Lulzimit i erdhi në dorë të bëhej burrë dhe këtë dhuratë ia dha amerika se vetë nuk e merrte dot. Sipas informacioneve Basha kërkoi mbrojtje. Dhe nuk e vrau dot edhe pse e goditi. Por Berisha flet me statusin e deputetit dhe babai kthehet që të mbysë birin e vet”, tha Curri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy