
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është i bindur se luftën de e fitojë Ukraina dhe se Rusia do të humbë.
Nga epilogu i luftës do varet e ardhmja Kosovës por edhe e Ballkanit. Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por të tërthortë. Kjo është kohë kur janë thyer tabutë, rregullat. U shfaq pafytyrësia dhe poshtërsia e Putinit.
Është jetike fitorja e Perëndimit, edhe për të ardhmen e Europës, Ballkanit, por edhe për Kinën. Pasi shtrohet pyetja çfarë mendon Kina për Tajvanin.
Përpjekja ime në librin tim është t’iu tregoj shqiptare se Ukraina është një pikë kthesë, bota e sotme kërkon politika të reja, hartë konceptuale.
Arsyeja pse interesohem për atë që ka ndodhur në Ukrainë, është se mbrojtja e atdheut dhe sigurisë, sot fillon në Ukrainë.
Një qëndrim të tillë Hoxhaj e bëri në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ku nënvizoi domosdoshmërinë që axhenda e integrimit duhet të përshpejtohet për Shqipërinë, dhe Kosova të anëtarësohet në NATO.
Shtetin e mbron NATO. Perëndimorët mbrojnë ato shtete që janë në NATO. Nuk e di si do sillet Rusia në Këshillin e Sigurimit në OKB, pasi pas luftës së ftohtë është në pikën më të ulët të bashkëpunimit.
Ata po përdorin ligjin e xhunglës për të prishur rendin europianë. Ne duhet të shtyjmë dialogun, për të treguar që kemi vullnet për të zgjidhur problemet me Serbinë me diplomaci.
Duhet të fokusohemi te anëtarësimi në NATO, është kyç në këtë moment. Duhet të anëtarësohemi në Këshillin e Sigurisë të OKB. Serbia është e izoluar për shkak të politikës pro ruse.



