Bylykbashi: Venecia s’tha se vettingu është kushtetues

Bylykbashi: Venecia s’tha se vettingu është kushtetues

Ashtu siç është bërë zakon, politikanët shqiptarë nuk dalin më konferenca shtypi por zgjedhin rrjetet sociale për replikuar ose për të dhënë mendimin e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Oerd Bylykbashi, deputeti democrat dhe nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, i cili ka replikuar me kryeministrin Rama në lidhej me përgjigjen e Komisionit të Venecias për ligjin e vettingut.

Bylykbashi e “sfidon” Ramën duke nënvizuar se në asnjë rresht të përgjigjes nuk thuhet se ky ligj është kushtetues, madje sipas tij thuhet se i përket Gjykatës Kushtetuese ta përcaktojë. “Boll ta lexosh ate që thotë dhe e kupton se ata që ia kanë përkthyer Opinionin janë ata që deklaruan se ishin gati ta votonin Kushtetutën edhe pa e lexuar fare!” , shkruan Bylykbashi.

Deputeti demokrat shprehet se Komisioni i Venecias nuk ka thënë në asnjë rresht që ligji yt i vetting-ut është Kushtetues. “Të sfidoj te lexosh 65 paragrafet e Opinionit dhe po e gjete, e pranoj qe jemi perballe nje ngjarje historike. Madje Komisioni ta thote troç qe kjo eshte detyre e Gjykates Kushtetuese” , vazhdon më tej demokrati.

Bylykbashi shkruan se Venecia i ka dhënë një udherrëfyes Gjykatës dhe nuk i ka shkruar një vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy