Në selinë e Partisë Demokratike prej më shumë se një orë janë grumbulluar protestues për të marshuar me deputetë demokratë që priten të dalin nga selia nga momenti në moment për të marshuar qoftë te sheshi Skënderbej apo Muzeu për tu drejtuar drejt kryeministrisë.
Në një me MCN Informacion gazetari Mariglen Kume u shpreh se janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur me pankarta në duar apo përmes bluzave ‘fre Sali Berisha’ mesazhi që përcillet prej kohësh.
Sa i përket skenarit ajo që dihet është se fokusi i protestës do jetë para kryeministrisë. Nuk do të mungojnë as molotovët dhe nga vëzhgimet që kemi kryer më herët masa të shtuara janë marrë nga policia të pozicionuar në institucionet kryesore.
Është projektuar si një protestë fjalim dhe ndryshe nga çdo protestë tjetër e PD në këtë protestë nuk është parashikuar të ketë fjalime politike nga politikanët apo Berisha i cili do të jetë në banesën e tij ku do të përcjellë protestën përmes rrjeteve sociale.
Nuk do ketë fjalime as nga politikanët dhe as nga protestuesit sepse dhe vetë Berisha e ka paralajmëruar më herët që do jetë një formë e mosbindjes civile.
Ndërsa nga kryeministria gazetari Andon Kello bënë me dije se policia vihet re një prezencë e shtuar e forcave të policisë të cilët janë pozicionuar, por që ende nuk ka prani protestuesisht.
Qytetarët janë ende duke u mbledhur dhe nuk shohim asnjë prej eksponentëve më të lartë të PD dhe bulevardi vijon të mbetet i zbrazur përveç pranisë së shtuar të forcave të policisë.



