
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore me homologun e tij Ilham Aliyev. Pas takimit, Begaj falënderoi Presidentin Aliyev për pritjen shumë miqësore dhe theksoi se, teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë. “Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale pas takimit. Në orën 10:30, të dy presidentët do të mbajnë deklaratat reciproke për media.



