Kreu i OSBE takim me Rrumbullakun: Policia, profesionalizëm për menaxhimin e zgjedhjeve

Kreu i OSBE takim me Rrumbullakun: Policia, profesionalizëm për menaxhimin e zgjedhjeve

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis, mesditën e djeshme, vizitoi grupin e drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor në të gjitha fazat e zhvillimit të tij, deri në fazën finale, me shpalljen e rezultateve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.    

Ambasadori De Sanctis u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Drejtori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin, me masat dhe punën e Policisë gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor, si dhe me masat shtesë për fazën e mbylljes së procesit të votimit, shoqërimit të materialeve zgjedhore dhe masat e sigurisë për objektet zgjedhore për procesin e numërimit.

De Sanctis e përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për planin e detajuar të masave, të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi se prezenca e tij te grupi i drejtimit, tregon qartë marrëdhënien shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së.

Gjithashtu, De Sanctis vlerësoi rëndësinë e grupit të drejtimit për menaxhimin e procesit në të gjitha fazat e zhvillimit të tij dhe shprehu besimin se Policia e Shtetit tashmë ka përvojën dhe profesionalizmin për të menaxhuar dhe përmbushur me sukses edhe këtë sfidë të radhës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e garantoi ambasadorin se Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të të gjitha fazave të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy