Oresti Berberi, anëtar i Kryesisë, PD Durrës tha në studion e MCN Informacion se ata që po e tradhtojnë Partinë Demokratike janë pikërisht personat në krye të saj.
Duke vijuar Berberi tha se pastrimi i PD-së duhet të nisë nga Tirana.
Ata që po e tradhtojnë PD-në janë ata që janë në krye të saj. I referohem lidershipit, duke nisur nga kryetari i PD, duke vijuar me Sekretariatin, por edhe me grupin parlamentar. Mekanizmi që po përdorin për të luftuar Ramën, po e ndihmon kryeministrin të dominojë, qeveria është shumë herë më para se opozita, kur duhet të ishte e kundërta me gjithë skandalet që kanë plasur.
Agresiviteti i opozitës nuk është në nivelet që duhet të jetë. Opozita nuk e ka betejën me Ramën, por t’i tregojë shqiptarëve që Berisha ka shumicën dhe PD është mirë.
Në lidershipin e PD ka njerëz që ndërtojnë kulla. Janë emra që kanë dalë në media, kanë bashkëpunuar me drejtorët e Ballukut.
Kanë dalë fakte që janë mohuar, por kanë qenë të pamohueshme. Pastrimi duhet të nisë nga Tirana.
Ajo që është e rëndësishme nuk është zgjedhja e kryetarit në degë, por zgjedhja e 23 majit.
Kryetari i degës ka shprehur vullnetit për të përbashkuar të gjitha fraksionet në qytetin e Durrësit. Besoj se në fushatën e 2027 do të ketë produktivitet. Mangësitë dhe ndërhyrja e Tiranës shpresoj të mos ndikojnë.



