
Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, kandidati Fatbardh Kadilli ndau me shikuesit disa pika të paltformës së tij për drejtimin e PD-së. Kadilli tha se duhet një riorganizim i partisë, ndërsa propozoi atë që e quajti “qeveri hije”. Sipas Kadillit, në qendër duhet të vihet partia dhe jo kryetari. Ai shtoi se nuk është e pamundur mundja e Edi Ramës, nëse ka përballë një kryetar partie të ndershëm.
“Çdokush mund të bëjë seksionin e vet. Kush do t’i mbrojë votat? Platforma ime është e tillë. Propozo qeveri hije që ata që zgjedh të përballojnë debatin. Forumet horizontale ose seksionet janë më mirë.
Për herë të parë raporti i OSBE thoshte se përqendrimi i fushatave te kreu i partive i pamundësoi publikut njohjen me programet politike. Për këtë arsye unë këmbëngula në debat. Të mos fshiheshim pas fetishit të kryetarit. Edi Rama mundet, por mundet nga një kryetar i ndershëm dhe i vërtetë.
PD nën drejtimin tim do të jetë gjithmonë Brenda institucioneve. Jo në rrugë dhe ishalla na vjen populli nga mbrapa”.



