
Këshilltarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë reaguar përmes një deklarate për mediat pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj këshilltarit Akil Kraja, pasi e akuzoi si korruptiv vendimin për rritjen e çmimit të ujit me 40%. "Jemi këtu për të deklaruar se ky vendim u mor me akt korrupsioni”, tha kreu i këshilltarëve Çollaku.



