Propozimi në mbledhjen e PS, 11 krerët e degëve që mund të shkarkohen

Propozimi në mbledhjen e PS, 11 krerët e degëve që mund të shkarkohen

Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët e degëve, që nuk kanë kryer siç duhet punën gjatë muajve të fundit.

Propozimi i diskutuar dje në mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar, u bë i ditur në përfundim të saj nga deputetja Elisa Spiropali.

Deputetja socialiste e motivoi shkarkimin e kryetarëve të degëve me “vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë, në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale”.

Në një deklaratë pak më vonë, PS sqaroi se në mbledhje propozimi për shkarkim ishte hedhur për diskutim, por do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve si dhe asambletë e rretheve ata që do të vendosin në lidhje me fatin e 11 kryetarëve lokalë të PS-së.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar

1. Arvit Osja – Shkodër

2. Gëzim Salla – Cërrik

3. Afrim Mikli – Dibër

4. Agron Ivani – Kurbin

5. Edvin Tuci – Përmet

 6. Nertil Bellaj – Selenicë

7. Erold Begolli – Devoll

8. Edmonda Harizaj – Memaliaj

 9. Abedin Katana – Tropojë

10. Elton Arbana – Shijak

11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy