Shqipëria është duke lobuar që Organizata e Kombeve të Bashkuara të miratojë rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, lajmin e konfirmoi për MCN ministria e Jashtme.
Rezoluta ishte parashikuar të votohej më 2 maj por është shtyrë dhe sipas kryetares së komisionit të jashtëm Mimi Kodheli kjo ka ardhur për shkak të kundërlobimit nga Rusia dhe Serbia.



