
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e quajti simbolik samitin mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, pasi sipas tij do të zhvillohet në zemër të rajonit.
Ai theksoi se ky samit tregon një evolucion të fortë të Shqipërisë sa i përket angazhimit.
“Samiti i nesërm BE- Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë për sa i përket angazhimit”, shkruan Michel në Twitter.
Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Mësohet se temat kryesore për të cilat do të diskutohet, do të jetë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.
Tomorrow’s EU-#WesternBalkans summit is very symbolic because it will take place in Tirana, at the heart of the region.
— Charles Michel (@CharlesMichel) December 5, 2022
It shows a strong evolution in terms of engagement. pic.twitter.com/7buRaBENUU



