Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha akuzoi prokurorët e dosjes “Partizani” Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, duke i konsideruar si vegla të Ramës. Ai tha se nuk beson tek SPAK dhe drejtësia e re, ndërsa theksoi se strukturat e PD janë gati për revolta.



