Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me familjet që nuk kanë të ardhura duke i kërkuar Kryeministri Rama që t’u jap pagën e mbijetesës, siç e konsideron ai.
Në reagimin e tij, Bardhi thekson se qeveria duhet t’u sigurojë qytetarëve pagën e mbijetesës.
“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama, sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryhet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize”, shprehet ai.
Sipas Bardhit parat janë, por duhen anuluar tenderat korruptiv që të mbështeten qytetarët.
“Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anulosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, tha Bardhi.



