
Lëvizja Bashkë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve paraditen e sotme, listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit.
Bie në sy se kryetari i saj Arlind Qori e ka renditur veten të dytin në qarkun e Tiranës, ndërsa në vendin e parë është vendosur Redi Muça.
Ndërkohë në Fier e para renditet Mirela Ruko, në Vlorë Ilir Zoto, në Berat Eljo Shyti, në Durrës Artan Kacani, në Gjirokastër Klevis Bedaj, në Kukës Alban Metollari, në Dibër Besjan Kica, në Elbasan Oltion Fociro, në Korçë Petro Lubonja, në Lezhë Emiljano Kita, në Shkodër Gabriel Rakaj.
Mesnata e sotme është afati fundor që subjektet politike të dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë dhe jashtë këtij afati askush nuk mund të bëhet pjesë e procesit zgjedhor.



