Ditën e sotme në gjykatën e posaçme ka nisur seanca në themel për Fredi Belerin me dëshmitarin e fundit të kërkuar nga mbrojtja.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me ‘MCN Live’ u shpreh se më pas do të jenë dhe konkluzionet e prokurorisë dhe pretenca çka do të kërkojë aty marrjen të pandehur dhe një dënim për korrupsionin zgjedhor, akuzë në të cilën është hetuar dhe po gjykohet kryebashkiaku i Himarës Beleri.
Rusta bëri me dije se ditën e sotme është i pranishëm dhe vetë Fredi Beleri në senacë dhe po ashtu nuk mungon as ambasadorja e shtetit grek dhe deputeti Vangjel Dule në mbështetje të asaj që ata e konsiderojnë përkrahje legjitime ndaj një qytetari grek.
Pritet që gjykata të përcaktojë një datë për konkluzionet përfundimtare dhe për të shpallur vendimin për Belerin në shkallë të parë. Kujtojmë se plotë 12 herë i është refuzuar kërkesa Belerit për tu betuar si kryebashkiak i Himarës.
Kjo situatë nuk e ka rënduar atë sepse nuk ka prova të reja dhe vazhdon të jetë e njëjta akuzë.



