Berisha: Borxhi është rritur deri në 107 %. Unë do t’i bëj qytetarët të harrojnë varfërinë!

Berisha: Borxhi është rritur deri në 107 %. Unë do t’i bëj qytetarët të harrojnë varfërinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur nga qyteti i Vlorës gjatë një takimi me ekspertët e turizmit se, borxhi i vendit ka shkuar në 107 % dhe për ta përballuar jetesën do duhet që rrogat e shqiptarëve të jenë 1500 euro.

Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë. Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta. Ajo qeverisje kishte probleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në vit”, është shprehur Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy