Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar përplasjen në distancë me kryebashkiakun e Tiranës Erjion Veliaj sa i takon udhëtimit të këtij të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe qëllimeve të këtij udhëtimi.

Ndryshe nga sa kishte deklaruan kryebashkiaku në rrjetet sociale se vizita në Shtetet e Bashkuara do të ishte dy ditore, Sali Berisha publikoi një biletë vajtje-ardhje të Veliajt në Uashington me datë nisje 28 dhjetor dhe datë kthimi në 17 Janar, çka do të thotë se periudha e qëndrimit të kryebashkiakut në Shtetet e Bashkuara është 20 ditore.
Sipas Berishës Veliaj e ndërmori këtë udhëtim për të kërkuar azil ndërkohë që i bëri thirrje autoriteteve amerikane që ta kthejnë në Shqipëri.
Pa një qëndrim për të ardhmen politike të Veliajt ishte kryeministri Rama kur u pyet në konferencën e fundvitit, ku tha se familjarëve të kryebashkiakut po u rrezikohet jeta, ndërsa Veliajt personalisht dinjiteti.



