“Toyota Yaris”, Basha-Berishës: Keqardhje të shoh duke rënë poshtë çdo ditë me trillimet si të Ramës

“Toyota Yaris”, Basha-Berishës: Keqardhje të shoh duke rënë poshtë çdo ditë me trillimet si të Ramës

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se ai është duke u mbajtur peng nga Edi Rama me dosjen “Toyota Yaris”.

Përmes një reagimi në “Twitter”,Basha thotë se Berisha ëshë duke përdorur “trillimet si të kundërshtarit”. Ai shprehet se Berisha është duke e akuzuar atë për të njëjtën gjë që akuzoi Rama para një jave, ndërsa më tej shton se përgjigja është po e njëjta.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy