
Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se që nga viti 2001 dhe deri më sot, ishulli i Sazanit iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike për të blerë influenca politike.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai deklaroi se miratimi kërkesës së dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë iniciativës statusin e investitorit strategjik, është oferta e radhës e kryeministrit.
Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike.
Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit.
Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim.



