Rezoluta e OKB për Jeruzalemin, PD dhe LSI kërkojnë debat në seancën e radhës

Rezoluta e OKB për Jeruzalemin, PD dhe LSI kërkojnë debat në seancën e radhës

PD dhe LSI i rikthehen çështjes së qëndrimit të mbajtur nga qeveria shqiptare në lidhje me Jeruzalemin. Në fund të vitit të shkuar, opozita e akuzoi qeverinë në lidhje me votën në OKB pro rezolutës e cila dënon vendimin e presidentit amerikan për ta shpallur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

Në dhjetor, figura të opozitës deklaruan se me votën pro kësaj rezolute, Shqipëria doli kundër SHBA-ve. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e argumentoi votën pro rezolutës me faktin se “nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB. Qëndrimi është i njëjtë me atë të BE-së”.

Mesa duket, opozita ka vendosur t’i rikthehet kësaj çështjeje. Në një kërkesë drejtuar kreut të Kuvendit, një grup deputetësh të PD-së dhe LSI-së kërkojnë futjen në rendin e ditës të debatit si dhe shqyrtimit e miratimit në seancë plenare të projektrezolutës “Për ndyshimin e qëndrimit të mbajtur nga qeveria shqiptare mbi rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit në OKB”.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, deputetët e opozitës kërkojnë zhvillimin  një debati në Kuvend për ato që ata i quajnë “qëndrime të papranueshme të qeverisë shqiptare” mbi çështjen në fjalë.

Mes deputetëve që kanë firmosur kërkesën janë Tritan Shehu i PD-së, Petrit Vasili i LSI-së, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Nasip Naço, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, Viktor Tushaj, Genc Pollo, Lefter Koka etj.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy