
Dashamir Mersuli, kryetar i shoqatës “Asila”, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN tv, foli për krijimin e kësaj shoqate për të ndihmuar iranianët që jetojnë në Shqipëri, së cilës i janë bashkuar edhe ata që kanë dezertuar MEK. Sipas tij në këtë shoqatë, janë në mbrojte 30 iranianë të dezertuar nga ai kamp. "Në mbrojte të atyre iranianëve të dezertuar u desh krijimi i një shoqatë të tille në Shqipëri, për të ndihmuar për krijimin e kushteve të jetesës së tyre. Si një shoqatë jopolitike, jofetare, është shoqatë që ndihmon anëtarët e dezertuar nga kampi MEK. Janë rreth 500 të dezertuar nga atje, por që në fakt janë larguar drejt vendeve të Evropës. Shoqata Asila ka 30 iranianë, 6 prej tyre bashkëjetojnë me vëllezërit shqiptar, 14 janë të punësuar. Kjo shoqatë është përballur me MEK sepse është konsideruar nga ta si një oazë që pret të dezertuar nga ai kamp".



