Në fjalën e tij në seancën plenare të kesaj të enjteje deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzoi mazhorancën se po pengon punën e komisoneve hetimore.
Ai u shpreh se komisionet janë shumë të rëndësishme për monitorimin dhe funksionimin e ekzekutivit.
Pollo iu bëri thirrje deputetëve të votojnë amendimet e ligjit, të propozuara nga opozita kohë më parë, në mënyrë që të sigurohet funksionimi normal i komisioneve.



