Xhafaj takon homologun e tij kosovar, bashkëpunim për sezonin turistik veror

Xhafaj takon homologun e tij kosovar, bashkëpunim për sezonin turistik veror

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj prit sot Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi. Ata diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimin e tyre dhe nënshkruan një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik veror. 

Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.

Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Temë diskutimi ishte dhe çështja e patentave që u bllokohen qytetarëve nga Kosova kur kryejnë kundravajtje në Shqipëri.

Ministri i Republikës së Kosovës trajtoi me shumë të drejtë një shqetësim që ka të bëjë lidhur me sigurinë rrugore të shtetasve kosovarë gjatë sezonit veror dhe posaçërisht lidhur me patentat, me mënyrën se si trajtohen rastet e menaxhimit të këtyre patentave kur krijohen probleme për shkak të mosrespektimit të rregullave.

Nga ana tjetër Xhafaj tha se me propozim të deputetit Pjerin Ndreu do të miratohet një nismë ligjore për lehtësimin e këtyre procedurave.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, tha se gjatë takimit u fol për tema të interesit të përbashkët, për mbarëvajtjen e sezonit veror për faktin se siguria është parakusht që njerëzit të jenë të lirshëm dhe të kalojnë pushimet sa më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy