Anulohen prokurimet publike, Basha: Vendim i drejtë, qeveria të bëjë transparencë

Anulohen prokurimet publike, Basha: Vendim i drejtë, qeveria të bëjë transparencë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti vendimin e Agjensisë së Prokurorimeve Publike për të anuluar procesin e prokurorimeve, duke lejuar vetëm ato që lidhen me nevojat e Covid-19.

Gjatë një deklarate për mediat, Basha i bëri thirrje qeverisë që këtë vendim të APP-së ta kthejë në një vendim të qartë qeveritar, pasi ky vendim, sipas tij, i ka kursyer shqiptarëve 200 milion euro.

Kreudemokrati tha se i ka kërkuar qeverisë të anulojë çdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e Covid-19, ndërsa sot mësuam nga APP se qeveria ka vendosur të anulojë prokurorimet.

Uroj të jetë një lajm i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore. Kërkesa e opozitës është kthyer në njoftim të APP, e shumë shpejt uroj të kthehet në vendim”, theksoi Basha

Ai u shpreh se tenderat abuziv e të panevojshëm duhet të anulohen me vendim qeverie.

Megjithëse, për kryetarin e PD-së, edhe ky vendim i marrë nga APP është i mirëpritur nga PD, ndonëse është i vonuar.

Kreu i opozitës shtoi se ka dy kërkesa që pasojnë këtë vendim. Ai kërkoi që vendimi të zbatohet rregullisht dhe të ketë transparencë për çdo procedurë.

Opozita kërkon transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Do monitorojmë në mënyrë të përditshme që mos ketë asnjë hapësirë për abuzuesit. Çdo procedurë duhet të jetë transparente. Transparenca do të mbetet fokusi ynë për të mbrojtur çdo qindarkë të taksapagueseve, e cila duhet të shkojë në shërbim të shëndetësisë”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy