
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për diskutimet e radhës, ndër të cilat më e rëndësishmja, është ajo e projektvendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.
Këtë kërkesë, e kanë paraqitur në Kuvend 10 deputetë demokratë.
Me objekt krijimin e këtij komisioni të posaçëm, pritet që edhe mazhoranca të pranojë uljen në tryezën e bisedimeve.
Në bazë të propozimit, komisioni do të ketë 16 anëtarë. Ai do të bashkëdrejtohet nga dy përfaqësues të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Përbërja mes shumicës dhe pakicës parlamentare do të jetë e barabartë në komision.
Po ashtu, bashkë, ngrihet edhe një grup me ekspertë teknikë, në bazë të nevojave të komisionit.
Kuvendi nis punimet sot prej orës 17.



