
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se zgjedhjet vendore të vitit 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese dhe se për këtë arsye nuk ka kohë për të humbur.
Në një takim me strukturat e partisë në Fier, ajo thotë se ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.
Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin.



