Gara për Tiranën/ Kalemaj: Veliaj do të humb Kamzën, Vorën e Kavajën, në këshillat bashkiak ka epërsi opozita

Gara për Tiranën/ Kalemaj: Veliaj do të humb Kamzën, Vorën e Kavajën, në këshillat bashkiak ka epërsi opozita

Analiza se kush do të fitojë garën për Tiranën është “lufta” më e madhe në frontin për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Për politologun Ilir Kalemaj, kandidati i PS, Erion Veliaj, do të ketë të vështirë fitoren në Tiranë, teksa është e diskutueshme nëse do të marrë 2 nga 5 bashkitë.

Në “MCN live”, Kalemaj tha se ai do të humb Kamzën, Vorën e Kavajën.

Është e vërtetë që Veliaj është kandidati më i fortë që PS ka, më i mbështetur nga Rama, vetë Veliaj dhe klani i tij janë të pavotuar, por gjithë kjo mbështetje e pushtetit të PS si makineri elektorale bën që ia të ketë shanse reale për sukses. P

or po të shikojmë se çfarë thotë Veliaj dhe kuajt e tij të betejës ata thanë se do të fitojnë 5:0 , nga ana tjetër thonë do ketë fitore të thellë të Këllicit.

Unë prirem ti marrë me rezerva këto deklarata. Por mendoj se Erion Veliaj ka për ta pas shumë të vështirë në Tiranë, por edhe në pesë bashkitë të cilat ai është duke i investuar, jo vetëm që s’ka për ti fituar por diskuton ti marrë 2 apo 3nga këto pesë bashki.

Ai e ka të humbur automatikisht Kamzën, rrezikon në Vorë, pastaj në bashkinë Kavajë që e fiton koalicioni “Bashke fitojmë”, kështu që ai po investon fund e krye në Tiranë, s epo humbi Tiranën është fundi i karrierës së tij politike pastaj.

Politologu Kalemaj, shpreh bindjen se në këshillat bashkiak ka epërsi opozita me një listë korrekte, ndërkohë që lista e këshilltarëve të PS është listë qokash.

Në lidhje me këshillat bashkiak, i qëndroj tezes sime që për këshillat bashkiak ka epërsi opozita.

Në Tiranë ka epërsi këshillat sepse me të drejtë është një listë politike, listë e kompletuar, ndërkohë që lista e PS është listë cokash. Listë që nuk kanë as votat e shtëpisë së tyre.

Kështu që lista e opozitës është me përparësi, është një votë proporcionale dhe votë proteste kështu që në Këshillat Bashkiak do ta ketë koalicioni dhe do të jetë e vështirë për Veliaj të marrë bashkinë e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy