Tela: Trajtimi që maxhoranca po i bën opozitës solli dhunën në parlament

Tela: Trajtimi që maxhoranca po i bën opozitës solli dhunën në parlament

Gazetari Andi Tela ka komentuar përleshjet që ndodhën në Parlament pasditen e sotme, ku opozita bllokoi seancën plenare, ndërkohë që pati edhe përplasje fizike mes deputetëve.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Tela u shpreh se e parë nga jashtë duket se fajtore ishte opozita, por sipas tij e gjithë kjo ka ardhur nga trajtimi që kjo maxhorancë po i bën asaj.

E parë nga pamjet jashtë opozita duket sikur ishte protagoniste në një konflikti fizik, dhe duket se ajo është e keqja e kësaj histori, por nëse i hymë në thelb do shihnim se nuk është vetëm faj i opozitës. Vërtetë këto janë skena që i kemi parë, por për momentin kemi një opozitë me nerva të tendosura në maksimum dhe për shkak se si maxhoranca po e trajton duke mos i lënë asnjë mundësi të flasë.

Opozita ka kërkuar mbi 5 komisione hetimore dhe maxhoranca se ka lejuar ta ushtrojë këtë mënyrë të bërit opozitë dhe kur ti se lejon të bëjë një veprim, dy apo tre, nervat tendosen aq shumë sa pastaj shohim dhe të tilla situata, por elementët e skenës së sotme e kanë bazën nga trajtimi që maxhoranca po i bën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy