Raporti i DASH, Tabaku: Shqetësim, korrupsioni dhe pastrimi i parave

Raporti i DASH, Tabaku: Shqetësim, korrupsioni dhe pastrimi i parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është referuar në një video të publikuar në rrjetet sociale raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. 

 

Tabaku thotë se shqetësimet e ngritura në raport për korrupsionin, konkurrencën e deformuar, informalitetin dhe pastrimin e parave kanë një kosto të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe përkthehen në më pak të ardhura për pensionet, familjet dhe shërbimet publike.

 

Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kriza për të cilën ne flasim, sepse e jetojmë çdo ditë, përshkruhet edhe atje. Ministrat ndryshojnë. Por kontrata mbetet. Fatura mbetet. Dhe fatura gjithmonë u shkon qytetarëve.

 

Tabaku ndalet edhe te cilësia e investimeve të huaja. Ajo argumenton se Shqipëria ka nevojë për më shumë kapital amerikan dhe europian në teknologji, prodhim dhe sektorë që krijojnë vende pune me paga të larta, jo vetëm për investime të përqendruara në prona dhe ndërtime.

 

Kapitali serioz kërkon gjykata që funksionojnë, kontrata që zbatohen, konkurrencë, transparencë dhe rregulla që nuk ndryshojnë sipas emrit të investitorit.

 

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri evidenton se investimet e huaja direkte kanë arritur nivele rekord. Sipas të dhënave paraprake të Bankës së Shqipërisë të cituara në raport, në vitin 2025 ato arritën në 1.84 miliardë dollarë, ndërsa stoku i investimeve të huaja në vend në rreth 17 miliardë dollarë.

 

Pavarësisht rritjes së investimeve, raporti evidenton probleme që ndikojnë në klimën e biznesit, mes tyre korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, konkurrencën e shtrembëruar, ekonominë informale dhe emigrimin e fuqisë punëtore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy