Hasani takon Zelenskyn dhe zyrtarët e lartë në Kiev: Shqipëria mbështet Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes

Hasani takon Zelenskyn dhe zyrtarët e lartë në Kiev: Shqipëria mbështet Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi dje një vizitë pune në Kiev të Ukrainës.

Ministri Hasani mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në formatin: “Ukrainë-Evropa Juglindore”.

Shefi i diplomacisë shqiptare pati takime produktive me Presidentin Volodymyr Zelensky, Kryetarin e Parlamentit Ruslan Stefanchuk, Kryeministrin Denys Shmyhal, zv/kryeministren Olga Stefanishyna dhe Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian.

Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy