“Paqe me ndërtuesit nuk ka!” Kështu deklaroi kryeministri Rama gjatë një takimi me bizneset lidhur me të ashtuquajturën paqe fiskale.
Kreu i qeverisë kritikoi ndërtues të caktuar që “marrin leje për të ndërtuar godina spektakolare dhe bëjnë një kafaz pëllumbash”, apo të tjerë që sipas tij mbajnë punonjës me paga të deklaruara 500 mijë lekë.
“Vjen merr një leje për të bërë një goditën spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Si mund të lejohet kjo. Kështu që nuk jam unë problemi, as nuk jemi ne. Mbase nuk je as ti problemi se nuk e di ca ndërtimesh bën. Mos e vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh edhe ndërtimet e tua dhe të të them si flet. Dakord je? Ok i shohim, por mos del gjysmagjel. Paqe me ndërtuesit nuk ka, paqe fiskale me të gjithë po. Paqe standarde me ndërtuesit nuk ka. Më keni prapa këmba këmbës mua dhe ca varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni lodra, po u kapet nuk ju ka faj njeri”.



