
Kreu i grupit parlamentar të PD, ka ankimuar ditë më parë në gjykatë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që ktheu në seli ish kryeministrin Sali Berisha.
Përmes këtij ankimimi kërkohet prishje e vendimit të datës 25 mars, si edhe pushimi i gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.
Lidhur me këtë fakt, deputeti i PD-së, Agron Shehaj, shfaqi bindjen në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se një gjë e tillë po bëhet për të mbajtur ndezur konfliktin në PD.
Ka një gjë që Komisioni i Rithemelimit ka shumicën dhe është legjitime, kjo u tregua nga zgjedhjet.
Tani nëse kryetari i Grupit Parlamentar apelo këtë vendim, çfarë është ajo, kjo është një mënyrë për të mbajtur PD-në varur, për të mbajtur sherrin brenda PD-së, është një strategji për të mbajtur ndezur konfliktin brenda PD-së.
Shpresoj që mos të ndodhi, dhe po ndodhi, është e e qartë se është ndërtuar me një strategji për të dëmtuar PD-në.



