Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer pasditen e së dielës në selinë blu.
I shoqëruar nga Flamur Noka, Floriana Garo dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Përkohshëm, Berisha u shprehu mirënjohjen atyre që i cilësoi si heronj të 8 Janarit, ndërkohë që shtoi se Lulzim Basha është armik për demokratët.
“Erdha këtu, për të shprehur në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit. Që në një mision historik me guximin, vetëpërmbajtjen e ftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë,” deklaroi Berisha.



