
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë në hidrocentralin e Komanit ku pa nga afër punën që po bëhet dhe masat e marra për të menaxhuar situatën e krijuar nga niveli i lartë i reshjeve, që u regjistruan gjatë muajit janar.
Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se pas mirëmenaxhimit të mirë të kaskadës së Drinit për të shpëtuar nga përmbytjet do të bnisin së shpejti punimet për Skavicën.
“Hidrocentrali i Komanit, i pozicionuar mes Vaut të Dejës dhe Fierzës, luan një rol kyç, duke shërbyer si rregullator i kaskadës së lumit Drin, veçanërisht në periudha ku intensiteti i reshjeve është i lartë.
Menaxhimi i mirë i këtij HEC-i, ashtu si i gjithë zinxhirit të veprave hidroenergjitike në kaskadën e Drinit, gjatë muajit janar ka ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e zonës së nënshkodrës nga përmbytjet.
Pavarësisht përmirësimit të motit, në këtë hidrocentral të gjitha kapacitetet vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet”, u shpreh Balluku.
Ministrja u njoh nga Drejtori i Njësisë së Prodhimit në këtë hidrocentral, Kujtim Prroni, edhe me investimet që janë realizuar në këtë vepër dhe që kanë ndikuar në rritjen e gatishmërisë në këtë HEC.
Sa i takon investimeve në HEC Koman, drejtori Prroni bëri të ditur se janë rehabilituar porta e mirëmbajtjes numër 3, porta e mirëmbajtjes numër 4 dhe porta e shkarkimit numër 4, ndërsa në muajin maj të këtij viti pritet të nisë rehabilitim i portës së shkarkimit numër 3.



