Sejamini: Problemi më i madh që ka Shqipëria, lidhja e politikës me krimin

Sejamini: Problemi më i madh që ka Shqipëria, lidhja e politikës me krimin

Gazetari Neritan Sejamini thotë se në Shqipëri, politika është e lidhur ngushtë me krimin. Kjo është sipas tij, problemi më i madh që ka Shqipëria. Sejamini tha se kriminaliteti në shkallë të lartë e pengon zhvillimin e një vendi.

Sot politika nuk jeton dot pa krimin. E ka element të rëndësishëm të vetin. Kemi një problem të madh me krimin dhe duhet të jetë temë kryesore, jashtë rasteve të veçanta. Ky është problemi kryesor që ka sot Shqipëria. Në njëfarë mënyre, ne po e mbrojmë krimin. Në Britaninë e Madhe ka krim shqiptar. Kemi dyfishin e të burgosurve të Polonisë në Britani. Ne nuk merremi me këtë problem, por dalim e themi po na fyen Anglia. Anglezët nuk janë të çmendur. Ka një problem të krimit shqiptar atje. Nëse ka një gjë që e shkatërron një vend është krim. Të gjitha vendet që janë prodhuese dhe trafikuese të lëndëve narkotike janë vende të pazhvilluara. Kjo sepse krimi shkatërron ekonominë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy