Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit/ Kello: Deri më tani, më pak votues se në 14 maj

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit/ Kello: Deri më tani, më pak votues se në 14 maj

Interesi i qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që po mbahen sot në Kukës, deri më tani duket të jetë më i ulët se në 14 maj. 

Gazetari Andon Kello raporton se “deri më tani sipas të dhënave nga KQZ, kemi një rënie me 700 votues nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Është e vërtetë që ka emigrantë që kanë ardhur për të votuar edhe në këto zgjedhje të pjesshme lokale në Kukës. Por nga informacionet që kemi nga dy partitë politike që garojnë, ka një rënie të konsiderueshme të votës së emigrantëve në këto zgjedhje në Kukës, pasi emigrantët kanë qenë në sezonin veror në Kukës”.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kujtojmë që Presidenti Begaj shpalli datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit.

Ish-kryebashkiaku u përfshi në një skandal të publikuar pak javë pas rikonfirmimit në zgjedhjet e 14 majit. Në një video të publikuar Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma.K, brenda zyrës së tij. Ata u arrestuan pas publikimit të një tjetër videoje ku flitej për një tender, të dyshuar si korruptiv, në lidhje me qentë endacakë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy